Jovic shmang turpërimin e Milanit ndaj Salernitanës
Milani ka arritur të shmangë një humbje të turpshme ndaj Salernitanës, teksa në fund e mbyllën transfertën në barazim 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, ku Tomori shënoi në minutën e 17-të.
Në minutën e 42-të, Fazio barazoi shifrat pas asistimit të Candreva-s. Pjesa e dytë foli më shumë për vendasit. Candreva lëshon një predhë nga distanca, që nuk u arrit të ndalej nga portieri Maignan, i cili gaboi këtë herë.
Milani në fund u hodhë e gjitha në kërkim të goli, teksa ishte Luka Jovic i cili arriti të barazonte shifrat duke i dhënë kështu kuqezinjve 1 pikë. Me këtë rezultat, Milan ndodhet në vendin e tretë me 33 pikë, ndërsa Salernitana në vendin e fundit me 9 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

