Julian Draxler me valixhe gati, sirena angleze për sulmuesin gjerman
Mesfushori i PSG-së, Julian Draxler, është sërish në qendër të merkatos. Sipas raportimt të “Gazzetta dello Sport”, lojtari është një nga objektivat kryesorë të Leeds United dhe shumë shpejt pritet një ofertë zyrtare nga klubi anglez.
Kujtojmë që gjermani u kërkua dhe në verë nga Leeds, që tashmë është rikthyer në Premier League. Konkurenca tek francezët është e madhe dhe Draxler nuk është një titullar fiks.
Në këtë sezon të Ligue 1, 27-vjeçari numëron 9 paraqitje, ku ka shënuar 2 herë dhe ka dhuruar 1 asist për shokët e skuadrës. Kampionati anglez mund ta tundojë lojtarin, por gjithçka mbetet për t’u parë në muajin janar.