Julian Shehu: Fitorja ndaj Serbisë, dita më e bukur e jetë sime

Një nga lojtarët më të spikatur në triumfin historik të Shqipërisë ndaj Serbisë ishte mesfushori Julian Shehu, i cili zhvilloi një ndeshje fantastike në mesfushë, duke treguar karakter, forcë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Pas përfundimit të takimit, Shehu foli për Tv Klan, ku nuk i fshehu emocionet e mëdha që e pushtuan pas fitores:

“Më në fund ia dolëm. Kjo është dita më e lumtur e jetës sime dhe besoj edhe e gjithë Kombëtares. Falënderoj të gjithë për mbështetjen. Jam shumë i lumtur që kemi bërë shqiptarët të lumtur. Sot feston e gjithë shqiptaria.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori shtoi se pavarësisht se nuk është sulmues, jep gjithçka për skuadrën:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam i lumtur që ndihmoj ekipin. Nuk jam për të shënuar, por jap maksimumin për çdo top të dytë dhe për çdo duel.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?