Julian Shehu: Sfidë e vështirë, kundër Polonisë do të vendoset nga detajet

Juljan Shehu është i bindur se përballja mes Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për “play-off”-in e Kampionatit Botëror, do të jetë një sfidë e hapur dhe e ekuilibruar. Mesfushori kuqezi ka folur për mediat polake, duke analizuar një ndeshje që pritet me interes të madh nga të dyja kampet.

Sipas 27-vjeçarit, diferencat mes dy skuadrave janë minimale dhe rezultati do të varet nga episodet: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe mendoj se do të vendoset nga detajet. Polonia ka avantazhin e fushës dhe tifozëve, por ne jemi përballur disa herë në vitet e fundit dhe njihemi shumë mirë. Ata kanë një kombëtare shumë të fortë”.

Shehu ka hedhur poshtë idenë se forca kryesore e Shqipërisë qëndron vetëm në mesfushë, duke theksuar se ekipi i drejtuar nga Sylvinho është i balancuar në çdo repart: “Nuk kemi vetëm mesfushë të mirë, por lojtarë cilësorë në të gjitha repartet. Filozofia jonë i ngjan disi asaj italiane, edhe sepse shumë futbollistë luajnë atje dhe trajneri ka punuar me Mançinin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori ka folur edhe për rolin e tij në Kombëtare, duke nënvizuar ndryshimin krahasuar me klubin: “Në përfaqësuese kam detyra të tjera. Trajneri më kërkon më shumë punë mbrojtëse”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të intervistës nuk munguan as momentet më të lehta, me një shkëmbim batutash me gazetarët në studio, të cilët nuk i uruan fat për ndeshjen: “Mos ma uroni fatin mua, unë ia uroj vetes sime dhe Kombëtares shqiptare”, u shpreh Shehu, duke mbyllur intervistën me një mesazh besimi për kuqezinjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?