Junajtid mundet nga vendi i fundit, Siti siguron matematikisht titullin (VIDEO)
Mançester Junajtid është mundur 1-0 nga Uest Brom Albion, duke i dhënë mundësinë rivalëve të qytetit, Sitit, që të festojnë zyrtarisht titullin kampion.
Skuadra e Pep Guardiola ka 16 pikë më shumë se “djajtë”, kur të dy ekipet kanë edhe pesë ndeshje për të luajtu, dhe në këtë mënyrë festojnë titullin e 5-të.
Uest Brom e shënoi e fitores 17 minuta para fundit gjatë një goditje nga këndi. Xhei Rodriguez mposhti De Gea nga një distancë e afërt me portën. Kur mbeten edhe pesë ndeshje nga fundi, Junajtid ka një pikë më shumë se Liverpul, në garën për vendin e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

