Junajtid “provë zjarri” me Totenhem, Mourinho sulmon analistët e futbollit
Eliminimi nga Champions League e ka bërë edhe më të fokusuar ekipin e Chelsea në Premier League, ku pas javës së 28-të kryeson me pesë pikë diferencë nga vendi i dytë, që mbahet nga Mançester Siti. Por Blutë e Londrës nuk do ta kenë edhe aq të lehtë fitoren e radhës, pasi Southempton vlerësohet si një ndër ekipet surprizë të këtij sezoni, madje pretendent për një vend në zonën Champions. Trajneri Jose Mourinho në prag të ndeshjes, pas eliminimit nga Champions që i shkaktoi PSG, është kritikuar dhe ka vendosur të kundërpërgjigjet ndaj kritikëve. Ai ka sulmuar dy nga analistët më të mirë sportivë që kritikuan ekipin e tij, Jamie Carragher (Daily Mail) dhe Graeme Souness (Sky) kryesisht mbi komentet që kishin bërë për sjelljen e lojtarëve të Chelsea gjatë ndeshjes së mërkurë, në Champions League, kur londinezët pas barazimit 2-2 në fund të 120 minutave, u eliminuan nga ky kompeticion. Lojtarët e Chelsea janë kritikuar sepse rrethuan gjyqtarin Bjorn Kuipers kur Zlatan Ibrahimovic të dilte me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Oscar.
Gjithsesi, skuadra e Jose Mourinho ka një ndeshje më pak se ekipet e tjera rivale, ndaj fitorja ndaj Southampton vlerësohet si një hap i madh dhe i sigurtë drejt titullit kampion. Më e ashpër duket beteja për një vend në zonën Champions. Arsenali, Mançester Junajtid e Liverpul po ecin me të njëjtin hap. Kjo javë rezervon një përballje të vështirë për të besuarit e trajnerit Luis van Gaal. Junajtid pret Totenhem dhe i duhet medoemos fitorja, ndërkohë që nën drejtimin e holandezit Djajtë e Kuq nuk kanë pasur prishtmëritë e duhura gjatë këtij sezoni. Arsenali do të luajë ndaj Uest Hem, ndërsa java e Premier League mbyllet me ndeshjen që Liverpuli do të zhvillojë të hënën në fushë të skuadrës uellsiane, Suansea.
Premier League – java e 29-të
14 mars
13:45 Crystal P. – QPR
16:00 Arsenal – Uest Hem
16:00 Leicester – Hull
16:00 Sunderland – Aston Vila
16:00 UBA – Stoke
18:30 Burnley – Mançester S.
15 mars
14:30 Chelsea – Southampton
17:00 Everton – Njukasëll
17:00 Mançester J. – Totenhem
16 mars
21:00 Suansea – Liverpul
Klasifikimi
Chelsea 63
Mançester S. 58
Arsenal 54
Mançester J. 53
Liverpul 51
Totenham 50
Southampton 49
Stoke 42
Svansea 40
Uest Hem 39
Njukasëll 35
Crystal P. 30
UBA 30
Everton 28
Hull 27
Sanderland 26
Aston Vila 25
QPR 22
Burnley 22
Leicester 18
KOHA JONË SONDAZH

