Juric: Kumbulla? Kur të ofrojnë 25 milionë euro, është normale që do ikë!
Trajneri i Veronës, Ivan Juric i është rikthyer largimit të Kumbullës pas disfatës kundër Sassuolos 3-2 në kampionat. Strategu i njohur nuk e ka cilësuar si vendimtare largimin e shkodranit në drejtim të Romës.
“Ne kemi blerë futbollistë që kanë qenë në vështirësi dhe më pas janë përmirësuar në prezantimet e tyre. Kur te Hellas vjen Roma dhe të ofron 25 milionë euro, apo Napoli 15 milionë euro të tjera, është normale që lojtari do të largohet”, deklaroi Juric.
Kumbulla, deri më tani ka qenë shitja më e shtrenjtë te skuadra e Romës nën pronësinë e Friedkin. Mbrojtësi shqiptar, ndiqej prej kohësh edhe nga Lazio apo Juventus dhe Inter, por në fund zgjodhi verdhekuqtë. Në sezonin e tijt ë parë, mbrojtësi është aktivizuar në 19 ndeshje, duke shënuar 1 gola në kampionat dhe 1 në Europa League. /R.Lika-Koha Jone/