Juventus akord me yllin e Portos, mungojnë vetëm detajet e fundit
Juventus është në bisedime pozitive për transferimin e Galeno-s nga skuadra e Portos. Klubi bardhezi do të paguajë 30 milionë euro, një shifër që është pranuar edhe nga klubi portugez, por këta të fundit duan edhe një bonus.
Për Galeno-n është gati një kontratë 5-vjeçare, teksa akordi me futbollistin brazilian tashmë është arritur. “A Bola” raporton se synimi i drejtuesve të Portos është që ta shesin sa më parë lojtarin për shkak të vështirësive ekonomike, por duan diçka më shumë se 30 milionë euro.
Me pak fjalë, marrëveshje mes palëve është shumë pranë, teksa agjenti i lojtarit Giuliano Bertolucci do të jetë në bisedime për të mbyllur akordin mes palëve në orët apo ditët në vijim. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

