Juventus bën gati dy super goditje në mesfushë në merkaton e verës
Jo një, por dy mesfushorë të nivelit të lartë. Juventusi dëshiron rikthimin në Champions League dhe ka një vend të garantuar në Kupën e re të Botës për Klube. Problemet më të mëdha janë në mesfushë, atje ku problemet e dopingut të Pogba dhe dyshimet për të ardhmen e Rabiot, e shtyjnë klubin bardhezi të kërkojnë zgjidhje të tjera.
I pari dihet, është Teun Koopmeniers. Holandezi ka zyrtarizuar lamtumirën e tij me Atalantën dhe bardhezinjtë po bëjnë gjithçka për ta sjellë në Torino. Në Bergamo nuk nxitojnë ta shesin sepse e dinë që lojtari ka shumë admirues edhe në nivelet më të larta të futbollit europian, por janë gati të flasin me Zonjën.
Për të ulur çmimin Juventusi mund të përdorë kartën Dean Huijsen, i cili do të kthehet nga huazimi i tij. Vlera e kartonit të tij arrin në 25 milionë euro, ndërkohë që Atalanta e vlerëson yllin e saj me 60 milionë euro.
Objektivi i dytë i drejtuesve është Lewis Ferguson. Lojtari 24-vjeçar skocez i Bolonjës është ndjekur prej disa kohësh dhe, për momentin, Juve duket se është i vetmi klub që ka ecur seriozisht përpara. Megjithatë edhe në këtë rast shuma që do të paguhet nuk do të jetë e lehtë, duke qenë se klubi kuqeblu kërkon një shifër nga 25 deri në 30 milionë.
KOHA JONË SONDAZH

