Juventus bën gati planin për ribashkimin e Ronaldos me Benzema-n

Juventusi po projekton transferimin e Karim Benzema, për t’ja bashkëngjitur Ronaldos. Sulmuesi francez ka vetëm pak kohë që ka rinovuar kontratën e tij me Los Blancos por në vitin 2020, Benzema ka shënuar vetëm 2 gola dhe nuk po kalon një moment shumë të mirë që Reali të vazhdojë të besojë tek ai për një kohë të gjatë.

Një shitje e mundshme e Benzema në verën e ardhshme edhe mund të ndodhë me Los Blancos që do të vihen në kërkim të një qendërsulmuesi më të ri në moshë, ndërkohë nga e gjitha kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi që është gati të ribashkojë Benzema me CR7-ën që me eksperiencën e tyre të tentojë të fitojë Champions Leaguen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?