Juventus bën gati shkëmbimin e çmendur Dybala-Pogba

Andrea Pirlo po përgatitet për ndryshime të mëdha te skuadra e Juventusit. Ideja e fundit që është hedhur në mediat italiane flet përnjë shkëmbim të bujshëm. Fatet e Paulo Dybalas dhe Paul Pogbasë, ish-shokë të së njëjtës skuadër dhe miq të shkëlqyeshëm, mund kryqëzohen sërish.

As lamtumira e “La Joya-s” dhe as kthimi i francezit. Nëse kampionët italianë, të cilët kanë negociuar me numrin 10 për muaj me radhë për të rinovuar kontratën (që skadon në vitin 2022), janë të detyruar ta sakrifikojnë argjentinasin, ideja më e njohur në Continassa është t’i dhurosh Andrea Pirlos një mesfushor të shkëlqyer.

Pogba do të kthehej me kënaqësi tek Juventusi, edhe më shumë tani që Pirlo është në pankinë. Dybala e tregoi një vit më parë lidhjen e ngushtë me ngjyrat bardhezi, duke refuzuar transferimin në Manchester. Qëndrimi i tij ose jo këtë vit do të varet shumë edhe nga vendimi i Ronaldos.

 

SHKARKO APP