Juventus bën gati super ofertën për të rrëmbyer yllin e Realit

Dani Ceballos mund të bëhet një futbollist i Juventusit sezonin e ardhshëm. Gazeta katalanase “Mundo Deportivo” raporton se 24-vjeçari spanjoll, i cili aktivizohet te Arsenali por është në pronësinë e Real Madrid, nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zidane.

Bardhezinjtë gjithsesi do të kenë jo pak rivalitet, pasi në garë për mesfushorin spanjoll janë edhe Valencia dhe Betis Sevilla. Skuadra torineze është në avantazh, pasi është e gatshme që të paguajë shifrën e 40 milionë euro.

Ceballos pritet që të firmos një kontratë me vlerë 4.5 deri në 5 milionë euro në sezon, duke qenë një investim i rëndësishëm në mesfushë, atje ku pritet të largohen Pjanic dhe Khedira. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus reportedly enter the race for Dani Ceballos

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?