Juventus bën lëvizjen surprizë, tani kërkon sulmuesin e Napolit

Mauro Icardi është një nga objektivat kryesorë të Juventusit për sulmin në sezonin e ardhshëm. Gjithsesi në orët e fundit është shtuar një konkurrentë i fortë, Arkadiusz Milik, i cili në mënyrë surprizë ka përfunduar në radarët e klubit bardhezi.

Milik është zgjedhja e parë për sulmin e trajnerit të Juventusit Maurizio Sarri, që e preferon më tepër krahasuar me Icardin jo vetëm për çështje teknike apo taktike. Polaku e njeh mirë Serinë A dhe mbi të gjitha Sarrin ndërkohë që është vetëm 26-vjeç.

Ai do të ishte partneri ideal i Cristiano Ronaldos në sulm por edhe i Dybalës duke parë karakteristikat. Milik ka kontratë deri në vitin 2021 me Napolin dhe ndryshe nga Icardi kartoni i tij mund t’i kushtojë shumë më pak, teksa De Laurenttis mund ta lërë të lirë duke parë krizën pas Covid-19.

SHKARKO APP