Juventus bën një super “goditje” në mbrojtje, shikoni kush është rikthyer
Me hapa të vegjël, por rikthimi i Giorgio Chiellini-t, duket gjithnjë e më i mundshëm. Mbrojtësi i Juventusit, i mbetur jashtë ekipit që nga 30 gushti kur pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e djathtë, është rikthyer që të stërvitet me grupin, edhe pse jo në ritëm të plotë.
Sarri shpreson që ta ketë në dispozicion në muajin mars, kur edhe do të nis pjesa më e rëndësishme e sezonit. Nga ana tjetër mbrojtësi toskan është bërë pjesë e listës për në Champions League.
Edhe pse në fillim të sezonit u duk se do të ishte e vështirë që të zbriste sërish në fushë, Chiellini ka punuar shumë për t’u rikuperuar. Rikthimi i tij do të jetë shumë i rëndësishëm pas dëmtimi të Demiral dhe do t’i japë një ndihmë të madhe Bonuccit. Pa harruar as faktin që në fushën e lojës, ai mund të jetë një lider i vërtet në duelet përcaktuese për kampionatin dhe në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/