Juventus bën ofertën e parë zyrtare për Karim Adeyemi

Juventus nuk kërkon të humbasë më kohë, teksa ka bërë së fundmi një ofertë zyrtare për Karim Adeyemi të Borussia Dortmundit.

Klubi torinez është gati të ofrojë 35 milionë euro plus dhjetë bonuse. Gjithsesi, verdhezinjtë pretendojnë së paku, 50 milionë euro.

Adeyemi gjatë aventurës së tij në “Signal Iduna Park”, e cila filloi në verën e dy viteve më parë, numëron  66 paraqitje dhe 14 gola. Sa i takon përformancës me Salzburgun, ai ka luajtur 94 ndeshje dhe ka realizuar 33 herë .

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtëpinë e Juventusit kërkojnë të nxitojnë për t’i vendosur sa më parë ekipin gati trajnerit Thiago Motta, teksa sot kanë mbërritur dhe Douglas Luiz si dhe Danilo, Yldiz dhe Bremer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?