Juventus bën ofertën zyrtare për mbrojtësin e Milanit, merr miratimin nga lojtari
Juventusi synon të transferojë Pierre Kalulu për të forcuar mbrojtjen në dispozicion të Thiago Motta. Me dështimin e pistës Todibo, i cili preferoi të pranonte ofertën e West Ham në Premier League, drejtuesit e Juventusit trokitën në derën e Milanit për të shqyrtuar mundësinë e shitjes së qendërmbrojtësit francez, i cili gjithashtu është i aftë të luajë në krah.
Dëshira e Juventusit, i cili ka marrë dakordësinë e lojtarit, që nuk është titullar kuqezi, për transferimin, është të krijojë një negociatë për huazim të shtrenjtë.
Juventusi i ka dërguar tashmë Milanit propozimin e parë zyrtar, shenjë e synimeve serioze në diskutime, për një huazim të rëndë vjetor prej 3 milionë euro, plus 14 milionë euro blerjeje të detyrueshme, por vetëm me plotësimin e disa kushteve.
Klubi kuqezi, megjithatë, ka bërë të ditur se është i gatshëm të flasë për këtë çështje vetëm në prani të një oferte për transferim të përhershëm te Juventusi, jo më pak se 20 milionë euro.
Ardhjet e Pavlovic dhe Emerson Royal kanë kufizuar më tej hapësirën e francezit, i cili i prekur nga dëmtimet humbi vendin përkrah Tomori, sezonin e kaluar.
KOHA JONË SONDAZH

