Juventus bind United, Pogba shumë pranë kalimit në Torino

Paul Pogba është pranë transferimit te skuadra e Juventusit. “The Sun” raporton se së fundmi akordi mes të dyja klubeve është më e mundshme për shkak të përfshirjes në negociata të Adrien Rabiot.

United nuk kërkon ta lërë të lirë futbollistin që të largohet falas pas një sezoni, për shkak të përfundimit të kontratë. Përfshirja e Rabiot në marrëveshjes sipas tabolidit anglez, do të jetë e mjaftueshme që kjo lëvizje të kryhet.

Pak javë më parë skuadra bardhezi ofroi 83 milionë paund për lojtarin, e cila u refuzua nga klubi anglez. Tashmë shifra pritet që të ulet me përfshirjen e një futbollisti nga ekipi torinez. Rabiot, duket i destinuar ë të largohet, teksa nuk ka arritur që të gjejë hapësira në ekipin torinez, ku është aktivizuar shumë pak (24 ndeshje) nga trajneri Sarri. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP