Juventus dhe Real në tentativat e fundit për të rrëmbyer Pogba
Juventus dhe Real Madrid janë në tentativat e fundit për të siguruar kartonin e Paul Pogba. Gazeta “Marca” raporton se dy gjigantët e futbollit botëror janë duke shfrytëzuar faktin që kanë mbetur vetëm dy ditë për të bindur Manchester United që ta lërë të lirë.
Bardhezinjtë do të provojnë që të bëjnë një ofertë në cash, plus kartonin e Matuidi dhe Mandzukic, ndërkohë që Reali është gati që të ofrojë para dhe Bale.
Manchester United ndërkohë kërkon të paktën 150 milionë euro, ndërkohë që së fundmi ka synuar edhe një shifër edhe më të lartë, por duke qenë se jemi në orët e fundit të merkato në Angli, ata mund të vendosin që të privohen nga ylli i tyre, pasi janë pranë afrimit të Bruno Fernandes. /Koha Jone/