Juventus dhuron spektakël me Spallettin, mposht me “poker” Parmën

Në javën e 23-të të Serie A, Juventusi mori një fitore të madhe në transfertë, duke e mundur Parmën 4-1 në stadiumin “Tardini” dhe, në pritje të ndeshjes Udinese-Roma, u ngjit në vendin e katërt në renditje, duke kaluar për momentin verdhekuqtë.

Bardhezinjtë e nisën ndeshjen me ritëm të lartë, ku portieri Corvi bëri mrekulli që në minutën e parë ndaj Conceiçaos, i cili më pas në minutën e 5-të goditi edhe traversën. Avantazhi erdhi në minutën 15, kur pas një goditjeje këndi Bremer shënoi për 1-0.

Juventusi dyfishoi shpejt me McKennie, i cili pas asistit të Kalulu realizoi me një gjysmë-roveshatë për 2-0. Në pjesën e dytë, Yildiz u zëvendësua menjëherë për shkak të gjendjes jo të mirë fizike, duke i lënë vendin Mirettit, ndërsa Parma rihapi përkohësisht ndeshjen në minutën 51 me një autogol të pabesueshëm të Cambiasos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por reagimi i Juventusit ishte i menjëhershëm: vetëm tre minuta më pas, Bremer në vijën fatale shtyu në rrjetë topin pas goditjes me kokë të David, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi kanadez David gjeti edhe golin personal në minutën 64, me një tap-in pas një gabimi të Corvit në një goditje të Conceiçaos. Në shtesë, Openda shënoi por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?