Juventus do synojë përmbysjen (pa) mundur ndaj Galatasaray, e ka bërë më parë ndaj … Atleticos

Humbja e thellë 5-2 ndaj Galatasaray në Stamboll e ka vendosur Juventus përballë një misioni shumë të vështirë në ndeshjen e kthimit të “play off”-it të UEFA Champions League.

Historia nuk është në favor të bardhezinjve. Para tyre, tri skuadra italiane kishin pësuar pesë ose më shumë gola në ndeshjet e para të Kupave të Europës dhe asnjëra nuk arriti të përmbyste rezultatin në kthim. Bëhet fjalë për Lazio më 2000 kundër Valencia, për Inter më 2011 ndaj Schalke 04, si dhe për Roma që u ndal dy herë, më 2018 përballë Liverpool dhe më 2021 ndaj Manchester United.

Tashmë shpresa e Juventusit është te ndeshja e kthimit në Allianz Stadium, ku torinezëve u duhen të paktën tre gola pa pësuar për ta çuar sfidën në kohën shtesë. Ky impiant ka parë më parë përmbysje të mëdha europiane. Në vitin 2019, Cristiano Ronaldo udhëhoqi bardhezinjtë drejt një rikthimi të paharrueshëm kundër Atlético Madrid, një precedent që mban ende gjallë besimin e tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Luciano Spalletti shpreson që atmosfera në stadium të jetë vendimtare për të shtyrë skuadrën drejt një mrekullie sportive, edhe pse për momentin kualifikimi duket një objektiv shumë i vështirë për t’u arritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?