Juventus ëndërron për transferimin falas të Lewandowskit
Juventus po përgatit lëvizje të mëdha në merkato për sezonin 2026/27, veçanërisht në repartin ofensiv. Drejtuesit bardhezi janë në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë që do të bëhet pika kryesore e sulmit për sezonin e ardhshëm.
Pas vlerësimeve të ndryshme në treg, duket se disa pista nuk kanë bindur drejtuesit e klubit. Emra si Jonathan David dhe Lois Openda nuk janë më në krye të listës së preferencave, ndërsa e ardhmja e Dusan Vlahovic mbetet ende e paqartë për shkak të negociatave për rinovimin e kontratës.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Juventusit kanë bërë një kontakt paraprak me përfaqësuesit e Robert Lewandowski. Sulmuesi polak i Barcelonws është në vitin e fundit të kontratës dhe gjithçka tregon se nuk do ta zgjasë marrëveshjen me klubin katalanas.
Lewandowski ka realizuar 14 gola në 34 ndeshje këtë sezon me Barcelonën dhe kontrata e tij përfundon në fund të qershorit. Edhe pse në marrëveshje ekziston një klauzolë që i jep klubit mundësinë e zgjatjes me një vit, duket se katalanasit nuk janë të prirur ta aktivizojnë.
Një profil i tillë, edhe pse sulmuesi do të mbushë 38 vjeç në gusht, mbetet shumë tërheqës në treg, sidomos nëse transferimi realizohet me parametër zero. Në muajt e fundit, emri i tij është përmendur edhe në lidhje me Milanin.
Megjithatë, sipas burimeve pranë lojtarit, Lewandowski nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen. Një nga opsionet që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje është transferimi në Major League Soccer, ku klubet amerikane mund t’i ofrojnë një kontratë më të lartë financiare dhe një fund karriere më të qetë, në një stil të ngjashëm me atë që zgjodhi Lionel Messi.
KOHA JONË SONDAZH

