Juventus fiton edhe pa Ronaldon, mund lehtësisht Brescian (VIDEO)

Juventus rimerr e vetme kryesimin e Seria A në pritje të Lazi-Inter në mbrëmje. Skuadra bardhezi fitoi 2-0 ndaj Brescias në “Allianz Stadium”, edhe pse në këtë ndeshje u la pushim Cristiano Ronaldo.

Bardhezinjtë vuajtën mungesën e hapësirave deri në momentin që Aye doli nga fusha me karton të kuq në minutën e 37-të. Pikërisht nga faulli i tij në hyrje të zonës erdhi dhe goli i Dybalas.

Me avantazhin numerik në fushë, ekipi i Sarrit dominon duke krijuar shanse të mira me Higuain dhe Dybala-n. Në minutën e 75-të, pas një aksioni të të bukur me Matuidi, Cuadrado shënoi edhe golin e dytë.

Te Juventus kishte kohë dhe për rikthimin e Chiellinit pas 5 muajsh nga dëmtimi i rëndë. Ndoj u aktivizua në pjesën e dytë te Brescia duke ju afruar golit me një goditje nga distanca 3 minuta nga fundit. Skuadra torineze ngjitet në vendin e parë në kuotën e 57 pikëve, 3 më shumë se Interi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP