Juventus fiton ndaj Lecces dhe ngjitet në vendin e tretë

2 fitore dhe një barazim në 3 ndeshje, Juventusi nis të funksionojë nën drejtimin e Tudor. Skuadra bardhezi mori një sukses 2-1 ndaj Lecces në “Allianz Stadium” duke u ngjitur momentalisht në vendin e tretë.
Ekipi torinez e nisi duelin me gol, pasi Koopmeiners do të shënonte menjëherë që në minutën e dytë pas një asisti që mori nga Vlahovic. Yldiz në minutën e 33-të do të dyfishonte shifrat, sërish me një asist nga serbi.
Baschirotto rihapi ndeshjen në minutat e fundit me një goditje me kokë që shkoi në rrjetën e portës së Di Gregorios. Edhe pse e dominuan ndeshjen, skuadra e Tudor rrezikoi të linte pikë në minutat e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/