Juventus fiton në “frymën e fundit” ndaj Salernitanës, heroi është Vlahovic

Juventus vuan shumë, por merr 3 pikë të plota në transfertën ndaj Salernitanës. Skuadra bardhezi triumfoi 2-1 me shumë vështirësi pasditen e sotme.

Ishte një ndeshje që nisi në “malore” për ekipin e Allegrit, pasi Maggiore do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 39-të. Gjithsesi ai u bë protagonist negativ në fillimin e pjesës së dytë duke marrë kartonin e dytë të verdhë për të lënë ekipin me 10 lojtarë.

Juventus përfitoi duke shënuar fillimisht golin e barazimit me Iling-Junior, ndërkohë që në kohën shtesë të ndeshjes Vlahovic i dhuroi fitoren “Zonjës së Vjetër” me një goditje të bukur me kokë.

Me këtë fitore ekipi i Allegrit shkon -2 pikë larg nga Interi kryesues kur mbyllet dhe faza e parë. /R.Lika-Koha Jonë/

SALERNITANA-JUVENTUS 1-2 | HIGHLIGHTS | Vlahovic wins it at the death | Serie A 2023/24

SHKARKO APP