Juventus fitore “në frymën e fundit” ndaj Napolit, Koulibaly bën “vetvrasje” (VIDEO)
Juventus dhe Napoli kanë dhuruar një ndeshje emocionuese mbrëmjen e sotme, por në fund buzëqesh skuadra bardhezi në shifrat 4-3. Bardhezinjtë dominuan totalisht në 45 minutat e para duke dhuruar një lojë të bukur, por dhe duke shënuar dy gola. Napoli po befason Juventusin, duke arritur që të shënojë dy gola të shpejt, për të shkurtuar diferencën në 3-2.
Bardhezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 16-të me Danilon, i cili kishte vetëm pak sekonda që kishte zbritur në fushën e lojës. Pa kaluar as 3 minuta, Gonzalo Higuain dhuroi spektakël brenda zonës, duke shtangur Koulibaly dhe më pas duke e dërguar në trekëndësh topin. Skuadra torineze kishte edhe dy shanse të arta shënimi me Khedira, po portieri Meret dhe traversa e ndalën.
Fillimi i pjesës së dytë ishte mjaft i mirë për vendasit që gjejnë dhe golin e tretë në minutën e 61-të. Pas një aksioni të gjatë, Douglas Costa shërben në zonë për Cristiano Ronaldon, i cili me një goditje të lehtë me të majtën e dërgon topin në cepin e portës. Ky është goli i parë për portugezin në këtë sezon të ri në Seria A.
Napoli reagon menjëherë duke gjetur golin e flamurit me Manolas, i cili shënon me një goditje me kokë. Ndërkohë që dy minuta më pas Lozano befasoi skuadrën torineze duke e dërguar topin për herë të dytë në rrjetë. Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim, Koulibaly e dërgoi topin në rrjetën e tij, duke i dhënë 3 pikët Juventusit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

