Juventus heq dorë nga Icardi, sulmuesi i ri vjen nga Premier League

Futbolli është ndalur, por merkato nuk pushon kurrë. Drejtuesit e Juventusit vazhdojnë punën për gjetjen e elementëve cilësorë, të cilët do të përforconin skuadrën e Sarrit. Gonzalo Higuain do të largohet në fund të sezonit dhe shumë i nevojshëm afrimi i një sulmuesi të madh.

Bardhezinjtë kanë hequr dorë nga Mauro Icardi dhe janë përqendruar në Premier League. Dy emrat që ndodhen në krye të listës së dëshirave janë Harry Kane i Tottenham dhe Gabriel Jesus i Manchester City.

Kapiteni i Spurs dëshiron të luftojë për trofe dhe mungesa e kualifikimit në Champions për sezonin e ardhshëm do të sjellë largimin nga skuadra e Jose Mourinho. Për bomberin anglez ka një garë të fortë mes dy klubeve të Manchester, por Juventus do provojë shanset e veta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse nuk ia del, do të nisë ofensiva për Gabriel Jesus. 22-vjeçari brazilian është pjesë e “Cityznes” prej janarit të vitit 2017 dhe do të formonte një dyshe interesante me Cristiano Ronaldon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?