Juventus hidhet në sulm për yllin e Realit, është miku i ngushtë i Ronaldos
Urgjenca e koronavirusit ka prishur planet e skuadrave të mëdha europiane, por kjo periudhë mund të shfrytëzohet për të bërë lëvizjet e nevojshme për të ardhmen në merkato. Juventus është një nga skuadrat që po mendon për sezonin e ardhshëm. Marcelo i Realit është një nga objektivat, teksa kontrata e futbollistit brazilian skadon në vitin 2022.
“Marca” shkruan se miqësia e vjetër me Ronaldon, mund të shërbejë që bardhezinjtë të kërkojnë me ngulm transferimin e tij. Para pandemisë gazeta iberike raporton se Juventus kishte planifikuar një udhëtim për në Madrid.
Mes dëmtimeve dhe konkurrencës së Mendy, Marcelo mund të konsiderojë nisjen e një aventurë të re, pas 14 sezonesh në Madrid. Sipas “La Stampa”, propozimi i ekipit torinez është kontratë 4-vjeçare, duke bërë që ai të ishte deri në moshën 32 vjeç te kampionët e Italisë. /R.Lika-Koha Jone/