Juventus i propozon një shkëmbim kokë më kokë Chelsea-t
Miralem Pjanic te Chelsea, për të rrëmbyer Jorginhon në këmbim. Kjo është ideja më e re e Juventusit në merkato sipas “The Guardian”. Italo-braziliani është një nga synimet e Maurizio Sarrit për sezonin e ardhshëm, pasi e njeh mjaft mirë, teksa e ka stërvitur si te Napoli, ashtu edhe te Blutë e Londrës.
Boshnjaku gjithashtu është në listën e dëshira edhe të dy klubeve të mëdha europiane Barcelona dhe Paris Saint-Germain, me Leonardon që është një admirues i përhershëm i tij.
Juventus duket i gatshëm që të negociojë me blaugranët nëse përfshihet në tratativa Arthur, por mesfushori brazilian nuk ka ndërmend që të largohet nga “Camp Nou”. Duke marrë në konsideratë këtë fakt, skuadra torineze po mendon për një destinacion të ri për mesfushorin. /R.Lika-Koha Jone/