Juventus ka thyer rregullat e OKB-së për transferimin e Hahn në Katar

Juventus mund të ketë thyer rregullat e Kombeve të Bashkuara në lidhje me sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut. Gazeta franceze L’Equipe raporton se shitja në janar e Kwang-Song Han në Katar te Al-Duhail (operacion me kosto 5 milionë), sipas ekspertëve të Këshillit të Sigurisë, shkon kundër sanksioneve të OKB-së që ndalojnë koreano-veriorët të punojnë jashtë vendit të tyre.

E përditshmja franceze shpjegon se Këshilli i Sigurisë në janar e kishte paralajmëruar Italinë për këtë çështje, por pavarësisht kësaj, “transferimi nuk është anuluar”.

“Këshilli i ka bërë të ditur Katarit pasojat që mund të ketë nga ky rast” lexohet në raportin e cituar nga l’Equipe. Sanksionet e OKB-së kundër Koresë së Veriut, për faktin se nuk hoqi dorë nga programi nuklear, parashikojnë se Shtete anëtare do të kthenin në atdhe punonjësit koreano-veriorë brenda dhjetorit 2019.

SHKARKO APP