Juventus “kanibale” edhe ndaj Milanit, Kean i pandalshëm (VIDEO)

Juventus nuk njeh kundërshtar në Seria A. Bardhezinjtë kanë arritur që të rrëmbejnë një tjetër fitore spektakolare 2-1 ndaj Milanit, duke hedhur një hap tjetër drejt sigurimit aritmetik të titullit.

Allegri la pushim disa prej yjeve në stol, një veprim që u shfrytëzua nga Milani që ishte më e vendosur në fushë. Kuqezinjtë do të shpërbleheshin në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 39-të, Bonucci gabon në ndërtimin e aksionit duke i dhënë mundësinë Bakayokos që të rikuperojë topin dhe më pas të pasojë te Piatek. Sulmuesi polak është i pagabueshëm në hyrje të zonës, duke arritur që të gjejë rrugën e rrjetës. Për t’u evidentuar ishte edhe dëmtimi i Emre Can në mesin e fraksionit të parë, duke i lënë vendin Khedirës.

Bardhezinjtë reagojnë mjaft mirë në pjesën e dytë, edhe në saj të ndërhyrjeve të Allegrit që hedh në fushë Pjanic dhe Kean. Në minutën e 60-të, Paulo Dybala u pengua brenda zonës nga Musachio,teksa arbitri tregoi gishtin nga 11-metrat. Nga pika e bardhë shkoi vetë sulmuesi argjentinas, i cili arriti që të realizonte, duke e dërguar topin në krahun e kundërt nga u hodh Reina. Juventus dominon dhe 7 minuta nga fundi gjen dhe golin e fitores. Moise Kean shënoi një tjetër gol për bardhezinjtë, duke qenë sërish vendimtar. Pjanic rrëmben një top në sulm dhe më pas shërben për Kean, i cili me një qetësi vrastare e dërgon topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Juventus ngjitet në kuotën e 84 pikëve, 21 më shumë se Napoli i vendit të dytë dhe në rast se nesër dështon ekipi i Ancelottit, do të sigurojnë titullin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?