Juventus këmbëngul për Kurzawa, gati ta marrë falas në verë

Layvin Kurzawa ishte shumë pranë kalimit te Juventus në merkaton e janarit, si pjesë e marrëveshjes që do të çonte në Paris, Mattia De Sciglion.

Megjithatë në momentin e fundit drejtuesit e klubit bardhezi ndryshuan mendje dhe nuk dëshironin që një shkëmbim i tillë të kryhej. Megjithatë mundësitë për kalimin e mbrojtësit francez në Torino tashmë duken edhe më të mëdha.

Kurzawas i përfundon kontrata në qershor dhe në rast se ai nuk rinovon me PSG, mund të largohet me kosto zero. Diçka e tillë duket se shtyn edhe drejtuesit e Juventusit të bindin lojtarin që të nënshkruajë me ata në përfundim të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?