Juventus këmbëngul për Mingueza-n, bën gati 7 milionë euro

Juventusi ka vendosur të përshpejtojë lëvizjet në merkato për të siguruar menjëherë shërbimet e Oscar Mingueza-s. Klubi bardhezi synon ta sjellë mbrojtësin e djathtë në Torino që gjatë kësaj merkatoje dimërore, për të forcuar repartin defensiv në pjesën e dytë të sezonit.

Drejtuesit e Juves janë gati të vendosin në tavolinë një ofertë prej 7 milionë eurosh për të bindur Celta Vigo-n të heqë dorë nga lojtari. Në të kundërt, klubi spanjoll rrezikon ta humbasë Mingueza-n me parametër zero në muajin qershor, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit aktual.

Megjithatë, operacioni mbetet i ndërlikuar. Celta Vigo po vlerëson me kujdes situatën dhe nuk përjashtohet mundësia që të tentojë rinovimin e kontratës në minutat e fundit. Nga ana tjetër, edhe konkurrenca nga klube të tjera europiane mund të ndikojë në ecurinë e negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventusi e sheh Mingueza-n si një profil të përshtatshëm për fleksibilitetin e tij taktik dhe eksperiencën në La Liga, por ditët në vijim do të jenë vendimtare për fatin e kësaj tratative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?