FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus kërkon “bishën” e Wolves, por u befasua nga kërkesat e klubit anglez

Adama Traore është një nga futbollistët më të spikatur në sezonin e fundit në Premier League. Së fundmi ai mori ftesë edhe nga Spanja, ku tregoi vlerat e tij. Të shumta kanë qenë skuadrat që kanë shfaqur interes për “bishën” e Wolves, që kërkon 100 milionë euro. Kërkesë kjo që është konsideruar shumë e lartë nga drejtuesit e Juventusit, të cilët kishin shfaqur interes për futbollistin gjatë merkatos së verës.

24-vjeçari konsiderohet si një nga sulmuesit e krahut më të fortë në qarkullim dhe bardhezinjtë nuk janë i vetmi klub që interesohet për të. Gjithsesi shuma e kërkuar nga klubi anglez mbetet e lartë dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, sipas raportimeve të medieve italiane, po mendojnë të ndërpresin bisedimet për lojtarin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?