Juventus kërkon eksperiencë, mendon për dyshen Ozil-Llorente

Juventusi nuk po kalon një moment të mirë në Seria A, teksa këtë sezon ka humbur kryesimin, duke zhgënjyer ndaj kundërshtarëve modest si Crotone, Benevento apo edhe Fiorentina, ku pësoi një humbje 0-3.  Klubi bardhezi duhet të punojë për të eliminuar problemet e shfaqura në fushë, para së gjithash për mungesën e një alternative me peshë për sulmin që të mundësojë pak frymëmarrje më tepër për Moratan.

Në këtë aspekt drejtuesit bardhezinj po lëvizin me vendosmëri për të marrë sa më shpejt një tjetër lojtar në urdhrat e Pirlos që ka disa anësorë sulmi dhe lojtarë që ju pëlqen të nisen nga larg por i mungon një qendërsulmues zone. Një prej emrave më të nxehtë është Fernando Llorente që nuk ndihet mirë te Napoli. Gjithsesi do të jetë një operacion që do të kërkojë kohë për shkak të marrëdhënieve mes ekipeve.

Juventusi gjithsesi po studion dhe një goditje cilësore, një bast për të cilin mund të shpenzojë pak duke gjetur një futbollist klasi, Mesut Ozil. Si tip lojtari nuk është ai që i mungon Pirlos, duke u nisur nga karakteristikat, por gjermani është jashtë projektit të Arsenalit dhe nuk ka zbritur kurrë në fushë këtë sezon, ndaj me një kontratë që i skadon në qershor të 2021 mund të lirohet pa shumë probleme nga “topçinjtë” që nga ana e tyre do të kursenin një pagë të rëndë.

Mesut Ozil dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur më parë bashkë te Reali dhe me çmimin e duhur mund të rezultojë një goditje e madhe për Juventusin për sa i përket cilësisë dhe eksperiencës ndërkombëtare që disponon.

Mesut Ozil, Paulo Dybala dhe Christian Eriksen: Merkato në Serie A “zien” -  Abc News

SHKARKO APP