Juventus kërkon fitoren e katërt radhazi, Spalletti: Tani duhet vazhdimësi!

Pas fitores së marrë në transfertë ndaj Pizës fundjavën e kaluar, Juventusi dhe trajneri Luciano Spalletti nuk kanë ndërmend të ndalen. Në sfidën e radhës në “Allianz Stadium” ndaj Lecces, që luhet nesër në orën 18:00, bardhezinjtë synojnë fitoren e katërt radhazi në kampionat, për ta mbajtur sa më të gjallë garën për një vend në Champions League.

“Ndonëse periudha e festave ka sjellë disa vështirësi, lojtarët kanë punuar shumë mirë. I kam parë të përqendruar dhe pres të tregojnë të njëjtën vëmendje si në ndeshjet e fundit, duke shtuar edhe diçka më shumë në lojën tonë,” u shpreh Spalletti në konferencë.

Trajneri vlerësoi edhe kundërshtarin, duke theksuar se Leçja ka zhvilluar ndeshje cilësore dhe se Di Francesco është një trajner modern. Spalletti u ndal gjithashtu te kalendari i ngjeshur, duke nënvizuar rëndësinë e rotacionit dhe kontributit të stolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk jemi perfektë, por kemi ende hapësira për t’u përmirësuar. Në vitin e ri kemi detyrimin t’u japim kënaqësi tifozëve tanë, që meritojnë respekt maksimal,” përfundoi tekniku bardhezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?