Juventus kërkon mbrojtësin e Realit që po shkëlqen te Dortmundi
Achraf Hakimi u transferua në vitin 2018 te skuadra e Borussia së Dortmundit për dy sezone. Futbollisti është në pronësinë e skuadrës së Real Madridit, teksa në fund të sezonit pritet që të rikthehet në Madrid.
Mbrojtësi i krahut të djathtë zhvilloi një super sezon, duke përfunduar në orbitën e shumë skuadrave të mëdha europiane. “Corriere dello Sport” raporton se Real Madrid nuk ka ndërmend që t’i besojë rolin e titullarit, ndaj edhe Juventus synon ta afrojë në Torino.
Klubi torinez nuk do ta ketë aspak të thjeshtë pasi për futbollistin maroken janë të interesuar edhe ekipe të tjera me emër në Europë si Chelsea që ka ofruar 60 milionë euro. Nuk përjashtohet as mundësia e një qëndrimi te Dortmundi, ku ai është përshtatur në mënyrë perfekte. /R.Lika-Koha Jone/