Juventus kërkon sulmuesin e Ajaxit
Juventus ka vënë në shënjestër sulmuesin e talentuar të Ajaxit, Kasper Dolberg. Sulmuesi i talentuar i Ajaxit, Kasper Dolberg, është duke shkëlqyer në Holandë dhe tashmë ka filluar krahasimi me Zlatan Ibrahimovicin. Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të, në mesin e të cilave edhe Juevntus, shkruan “Daily Mirror”. Drejtori Sportiv Beppe Marrotta beson se mund të transferojë sulmuesin e Ajait, për të cilin është gati që të paguajë 10 milionë euro.
Milan po mendon për transferimin e William Carvalho-s.
I deleguari i Milanit, Fassone, ishte në ndeshjen Sporting-Real Madrid për të përcjellë disa lojtarë të skuadrës portugeze.
Ai tashmë drejtuesve të skuadrës ua ka propozuar mesfushorin William Carvalho, i cili pati paraqitje fantastike kundër kampionëve të Evropës. Problem mbetet vetëm shifra e lojtarit, ku sipas Calciomercato, ai do t’u kushtonte të paktën 35 milionë euro.
Chelsea dëshiron t’ua vazhdojë kontrata Diego Costas dhe portierit Thibaut Courtois. Sulmuesi Diego Costa dhe portieri Thibaut Courtois janë dy nga pikat më të forta të Chelseat këtë edicion. Pikërisht për këtë, drejtuesit e skuadrës dëshirojnë që t’u vazhdojnë kontratat edhe për disa vite të tjera”, shkruan “The Telegraph”. Me zgjatjen e kontratave, të dy futbollistët do të kenë edhe rritje të pagës, për të ndaluarkështu interesimin e skuadrave tjera.
Mesfushori brazilian, Felipe Melo, nuk është në planet e trajnerit të ri Stefano Pioli. Sipas “Calciomercato”, lojtari tashmë ka marrë ofertë shumë të mirë nga Valenca dhe pritet të transferohet në La Liga. Skuadra spanjolle drejtohet nga trajneri italian, Cesare Prandelli, i cili kishte punuar në të kaluarën me Melon dhe e beson se do të ndihmonte skuadrën e tij, e cila gjendet në krizë të rezultateve.
KOHA JONË SONDAZH

