Juventus kërkon super talentin e Valencias, ofron në shkëmbim Bernandeschin

Në një periudhë të vështirë kur koronavirusi ka pushtuar të gjithë Europën dhe ku kampionatet janë ndalur prej javësh, klubet e mëdha po mendojnë edhe për merkaton. Kjo verë mund të shoqërohet me shumë shkëmbime në transferimet mes klubeve të caktuara.

Një të tillë po mendon edhe skuadra e Juventusit. Sipas të përditshmes, “Tuttosport”, klubi bardhezi po mendon për një shkëmbim kokë më kokë me Valencian. Skuadra italiane dëshiron me çdo kusht Ferran Torres, teksa në shkëmbim është gati që të heqë dorë na Federico Bernandeschi.

Super talenti i Valencias vlerësohet me çmimin 30 milionë euro, por problemi i madh për të është konkurrenca e madhe në merkato nga Barcelona dhe Atletico Madrid që janë shumë të interesuara. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP