FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus kërkon t’i rrëmbejë Liverpoolit lojtarin më të mirë në këtë sezon

Një nga futbollistët më të kërkuar nga Juventusi gjatë verës ishte ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino, por në fund nuk u arrit një marrëveshje. Mediat italiane raportojnë se klubi torinez do të këmbëngul për sulmuesin verën e ardhshme.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit brazilian me Reds skadon në fund të sezonit, që do të thotë se Firmino mund të bëhet një lojtar i lirë këtë verë. Për lojtarin do të luftojnë skuadra të tjera.

Gjithsesi nuk do të jetë aspak një mision i thjeshtë pasi Liverpooli dëshiron të rinovojë dhe shumë shpejt mund të ketë lajme për këtë aspekt. Këtë sezon, Firmino është golashënuesi më i mirë i ekipit me 8 gola dhe 4 asiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?