“Juventus kërkon titullin në zyrë, për t’u përqendruar më pas te Championsi”
Ditë e re, sulmi i ri. Drejtori i komunikimit të Lazios, Arturo Diaconale, është rikthyer që të sulmojë Juventusin, në lidhje me mundësinë që kampionati të mbyllet para kohe.
“Juventus do titullin në zyrë për t’u përqendruar më pas te Champions League. Pretendimet e Lazios për të vijuar normalisht kampionatin, janë legjitime, pasi jemi një skuadër që kemi shanse të fitojmë në fushë atë.
Ministri i Sportit nuk e njeh peshën e futbollit në ekonomi dhe në imagjinatën kolektive, ndaj flet kot”, deklaroi Diaconale.