Juventus kërkon zëvendësuesin e Soule, anësori i Portos mund të vijë në huazim

Juventus po punon për të kompletuar skuadrën në dispozicion të trajnerit të ri Thiago Motta. Një nga prioritetet është ai i krahut të djathtë, duke qenë se Soulé u transferua te Roma, ndërkohë që pritet edhe largimi i Chiesa-s.

Nuk mungojnë objektivat, por disa për një arsye dhe disa për një tjetër, nuk janë të lehtë për t’u arritur.

Sancho ishte emri i parë në listën e Juventusit prej javësh, por ai duket se do të kalojë te PSG-së. Adeyemi është dëshira e madhe, por diferenca mes ofertës dhe kërkesës së Dortmundit është diku te 15 apo 20 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emri i ri që duket se po fiton terren te drejtori sportiv, Giuntoli është Francisco Conceicao, djali i ish-anësorit të Lazios, Parmës dhe Interit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?