Juventus luan sot gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Lazios, synimi është dalja nga kriza
Juventus po kalon momentin më të vështirë të sezonit, teksa ka një sër rezultatesh negative në kampionat, që kanë vënë në dyshim pjesëmarrjen në Champions. Sfida e radhës do të jetë sërish ndaj Lazos, por këtë herë e vlefshme për Kupën e Italisë.
Trajneri Allegri ka vendosur të kthehet te skema që i jep më shumë siguri, ajo 3-5-2. Sa i përket pjesës tjetër të formacionit, në portë do të luajë Perin, i cili do të mbrohet nga treshja Gatti, Bremer e Danilo, teksa në mesfushë nga e majta në të djathtë do të rreshtohen Kostiç-Rabiot-Locatelli-McKenie-Cambiasso.
Allegri pritet që të hedhë nga minuta e parë në sulm serbin Vlahovic, i cili do të shoqërohet nga njëri mes turkut Yildiz dhe italianit Federico Chiesa.
Synimi është rikthimi sa më shpejt te rezultatet pozitive, teksa tashmë objektivat e vetëm të bardhezinjve janë Kupa e Italisë dhe një vend në zonën Champions.
KOHA JONË SONDAZH

