Juventus me dilema para Lyon-it, Dybala mund ta nis nga stoli
Mbrëmja e së vërtetës po afron teksa Maurizio Sarri duhet që të zgjidhë sa më parë dilemat në formacionin e ekipit. Të premten në mbrëmje paqartësitë më të mëdha janë për Paulo Dybala-n. “La Joya” vështirë së mund të përballë 90 minuta të plota në këmbë, ndaj dhe me shumë mundësi do të luajë në 20-30 minutat e fundit.
Ronaldo dhe Higuain pritet që ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, ndërkohë që një mes Cuadrados dhe Bernandeschit. Nëse do të luajë kolumbiani në mbrojtje do të luajnë në krahë Danilo dhe Alex Sandro, ndërkohë që në qendër do të aktivizohen Bonucci dhe De Ligt, ndërkohë Szczesny do vendoset në katërkëndësh. Në mesfushë vendin e sigurt e ka Pjanic, ndërkohë që Bentacur dhe Rabiot me shumë mundësi do të rreshtohen në mesfushë.
Juventus duhet të ndryshojë marsh, nëse dëshiron që t’i shkojë deri në fund kompeticionit më të rëndësishëm për klube. Lyon ndërkohë ka ndeshjen e dytë zyrtare pas finales së Kupës ndaj PSG, ndaj dhe gjendja nuk është optimale. Ky është një avantazh për klubin torinez, që ka fatin që të ketë në skuadër Ronaldon, i cili ka shënuar 129 gola në total në Champions League. /R.Lika-Koha Jone/