Juventus mendon shkëmbimin “kokë më kokë” me Interin

Federico Chiesa nuk është pjesë e projektit të Juventusit, teksa këtë gjë e ka konfirmuar së fundmi dhe trajneri Thiago Motta.

Mes klubeve të ndryshme të Serie A të interesuara për anësorin italian, përveç Napolit, Lazios dhe Romës, është edhe Interi. Marotta kërkon të përfitojë nga situata që po kalon te bardhezinjtë.

Ai mund të propozojë një shkëmbim me Davide Frattesi. Një operacion jo i lehtë, kontrata e këtij të fundit me zikaltrit skadon në vitin 2028 dhe paga e tij është sa gjysma e asaj e Chiesa-s te Juvja.

Prandaj mund të jetë e nevojshme që Juventusi të vendosë një shumë të caktuar për të mbyllur marrëveshjen. Ndërkohë, lojtari ka admirues edhe në Angli, me Chelsea dhe Tottenham që herë pas herë kanë shfaqur interes. /R.Lika-Koha Jonw/

SHKARKO APP