Juventus merr lajme të mira para Milanit, Zhegrova dhe Woltemade stërviten me grupin

Juventus ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në përgatitje për supersfidën e së dielës në mbrëmje ndaj Milanit.

Në qendrën stërvitore të bardhezinjve, Andrea Cambiaso, Weston McKennie dhe Sarr kanë vijuar me një program të diferencuar, duke mos u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Lajmi pozitiv për trajnerin e Juventusit është rikthimi në stërvitje të plotë i Edon Zhegrovës dhe Nick Woltemades. Të dy futbollistët janë bashkuar me grupin dhe kanë marrë pjesë normalisht në seancën e sotme, duke dhënë sinjale pozitive në prag të përballjes me kuqezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Juventus dhe Milan do të përballen të dielën në mbrëmje, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës në Serie A. Për bardhezinjtë, rikthimi i Zhegrovës në stërvitje me grupin është një sinjal i rëndësishëm, teksa pritet të shihet nëse do të arrijë të rikuperohet në kohë për të luajtur disa minuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?