Juventus mund Fiorentinën dhe siguron zyrtarisht titullin e 8-të radhazi (VIDEO)

Juventus ka harruar shumë shpejt eliminimin në Champions League ndaj Ajax, duke siguruar matematikisht titullin e 35 në Seria A (37 sipas klubit) dhe i 8-ti radhazi, duke vendosur rekord, pasi asnjë skuadër më parë nuk ka fituar kaq shumë kampionate radhazi. Bardhezinjtë triumfuan 2-1 ndaj Fiorentinës në stadiumin “Allianz Stadium”, por ka shtyrë festën për në javën e parafundit, ku edhe do u dorëzohet titulli kampion.

Sfida në fakt nuk nisi aspak mirë për ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegrit që vuan shumë në minutat e para, teksa dukej se vuante ende eliminimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Vjollcët kaluan në avantazh që në minutën e 6-të me Milenkovic, i cili shfrytëzoi më së miri një përgjumje të vendasve në prapavijë. Disa minuta më pas Mirallass kërcënoi portën e torinezëve me një goditje në hyrje të zonës, ndërkohë që Federico Chiesa tronditi shtyllën në minutën e 35-të. Dy minuta pas këtij rasti, bardhezinjtë gjetën golin e barazimit me Alax Sandron, i cili shënoi me kokë në një pozicion të prirët pas një goditje nga këndi të ekzekutuar nga Pjanic. Emocionet në pjesën e parë nuk morën fund këtu, pasi Chiesa goditi për herë të dytë shtyllën me një goditje shumë të bukur, që këtë herë u përplas në traversë.

Juventus hyri në fushë me një tjetër ritëm në pjesën e dytë, teksa do të shpërbleheshin menjëherë me golin e avantazhit. Ronaldo pas një aksioni në krahun e djathtë të zonës, detyroi mbrojtësin Pezella që ta devijonte në rrejtën e portës së tij. Skuadra torineze provoi që të shënonte edhe një gol tjetër për të siguruar 3 pikët, por Lafont tregoi reflekset e tij në një goditje nga distanca të Pjanic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra bardhezi në këtë mënyrë siguron titullin kampion 5 javë nga fundi duke barazuar rekordin e Interit, ndërkohë që ky është padyshim një nga titujt më të lehtë të fituar, duke parë konkurrencën e pakët. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?