Juventus mund Lazion me dopietën e Ronaldos dhe “prek” titullin e 9-të radhazi (VIDEO)

Juventus hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit të 9-të radhazi në Seria A. Skuadra bardhezi mbrëmjen e sotme fitoi 2-1 pa shumë vështirësi ndaj Lazios, duke e çuar në 8 pikë diferencën me vendin e dytë që mbahet nga Interi.

Në “Allianz Stadiumin” e boshatisur skuadra e Sarrit shfrytëzoi më së miri mungesat e shumta te bardhekaltrit. Fraksioni i parë ishte i barabartë me të dyja skuadrat që godasin shtyllën me Alex Sandron dhe Immobilen.

Juventus e nisi më mirë jesën e dytë duke shënuar dy gola të shpejtë me Cristiano Ronaldon. Fillimisht portugezi do të realizonte nga pika e bardhë, duke mposhtur Strakoshën.

Pas dy minutash, pas një aksioni të shpejt, Dybala shërben me portën e boshatisur Ronaldon, i cili realizon golin e 30-të në këtë sezon në 30 ndeshje. Kur dukej se ndeshja ishte e zgjidhur 8 minuta nga fundi Bonucci i dhuron një penallti Lazios, që rihap ndeshjen me Immobilen. Gjithsesi deri në fund pavarësisht frikës së torineze, nuk do të arrihej që të ndryshonte rezultatin me vendasit që arrijnë në kuotën e 80 pikëve. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP