Juventus mund me 6 gola Salernitanën, kalon në çerekfinale të Kupës

Juventus është skuadra e fundit cerekfinaliste këtë sezon në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë triumfuan 6-1 me lehtësi ndaj Salernitanës në “Allianz Stadium”.

Ishte një duel i nisur në malore për ekipin e Allegrit, pasi Gatti me një gafë i dha mundësinë Chukëubuikem që të realizonte. Juventus reagoi shpejt duke përmbysur shifrat që në pjesën e parë me Mirettin dhe Cambiasson.

Në pjesën e dytë Rugani shëno golin e sigurisë, ndërkohë që më pas Bronn e dërgoi topin në rrjetën e tij. Spektakli nuk mbari këtu, pasi talenti Yldiz realizoi një tjetër super gol me një depërtim personal.

Në fundin e ndeshjes kishte kohë dhe për një kohë “perl” nga distanca nga Ëeah, që e dërgoi topin në trekëndësh. Në fazën çerekfinale skuadra bardhezi do të sfidojë Frosinonen më 11 janar. /R.Lika-Koha Jonë/

JUVENTUS-SALERNITANA 6-1 | HIGHLIGHTS | Juve are unstoppable! | Coppa Italia Frecciarossa 2023/24

SHKARKO APP