Juventus mund me “poker” Leccen, Ronaldo dhe Dybala “argëtohen” (VIDEO)

Juventus ka marrë një tjetër fitore të thjeshtë kundër Lecces. Në “Allianz Stadium” nuk kishte shumë histori, teksa skuadra torineze do të triumfonte 4-0.

Pjesa e parë u mbyllë pa gola, por miqtë mbetën me një lojtarë më pak që nga minuta e 32-të, teksa Lucioni u ndëshkua pas një faulli si lojtar i fundit.  Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi torinez arriti të zhbllokonte rezultatin me Dybala-n, i cili realizoi një gol fantastik në trekëndësh.

Në minutën e 61-të, Ronaldo fitoi një penallti pas një faulli të Rossetinit. Nga pika e bardhë portugezi nuk fal, duke realizuar golin e 23-të në këtë sezon. Juventus nuk ndalet këtu, teksa do të shënonte dy gola të tjeë.

7 minuta nga fundi, Ronaldo shërben një super asist për Higuain, i cili do të realizonte me të majtën. Dy minuta më pas është De Ligt që përfiton nga përgjumja e mbrojtjes së Lecces.

Me këtë fitore Juventus ruan kryesimin me 69 pikë, tashmë me 7 më shumë se Lazio dhe 11 më shumë se Interi, por me një ndeshje më shumë të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP