Juventus mund me vuajtje Atalantën e Gjimshitit, vendos Boga

Juventus merr një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Atalantës, duke vijuar garën për një vend në Champions për sezonin e ardhshëm. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 48-të nga Jeremie Boga, i cili i dha bardhezinjve avantazhin vendimtar në pjesën e dytë.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Atalantës për të rikthyer baraspeshën, skuadra nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara, duke u detyruar të largohet pa pikë nga kjo përballje.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 60 pikëve, duke konsoliduar vendin e katërt në renditje dhe duke forcuar shpresat për një vend në zonën Champions. Nga ana tjetër, Atalanta mbetet në vendin e shtatë me 53 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?